Beyonce ka bërë histori edhe një herë.
Këngëtarja superstare është bërë gruaja e parë me ngjyrë që kryeson listën e muzikës ‘country’të Billboard-it, pasi kënga e saj e re e udhëhequr nga “Texas Hold ‘Em” arriti në vendin e parë në listën e muzikës country këtë javë, shkruan euronews, transmeton Klankosova.tv.
Ajo publikoi këngën më 11 shkurt – papritur gjatë Super Bowl – së bashku me këngën tjetër të saj “16 Carriages”, e cila debutoi në numrin 9 në të njëjtën tabelë.
Të dyja këngët pritet të shfaqen në albumin e ardhshëm të Beyonce, me temë country, i cili quhet “act ii”, më 29 mars.