Partia Socialiste e Shqipërisë po konfirmon sot kandidaturat e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, në të cilat, të paktën deri tani, do të garojë e vetme, me disa parti të vogla satelite ‘opozitare’ sepse PD dhe LSI, dy partitë e mëdha të sistemit, kanë paralajmëruar bojkotin.
Një zhvillim ky që tingëllon tërësisht i denjë për lajmet në Klan Kosova, mirëpo që po krijon lajm edhe për ne në Prive.
Besoni ose jo, një humorist do jetë kandidati i PS-së për një Bashki, atë të Kolonjës.
Ish-aktori i spektaklit ‘Portokalli’, Erion Isai, i cili tashmë është Drejtor i Teatrit të Kukullave dhe pjesë e ‘BE Coffee’ në Klan, është zyrtarizuar ditën e sotme si kandidat për Kolonjë.
Kjo bashki, numëron një popullsi prej 19.919 vetësh në një sipërfaqe prej 864.06 km2 teksa edhe aktualisht, udhëhiqet nga Partia Socialiste. /Prive.al