Ajo gjithmonë ka treguar se sa e afërt është me të atin. Këngëtarja shqiptare Besa Kokëdhima, edhe kësaj here i ka shprehur publikisht dashurinë të atit dhe ndjenjën që ka për të.
Pasi deputeti i njohur shqiptar Koço Kokëdhima i ka bërë asaj një dhuratë, Besa ka shpejtuar ta publikojë në Instagram.
Këngëtarja ka marrë dy stilolapsë të shtrenjtë nga babai i saj, ndërsa shkruan që është krenare që është gjaku i tij.
“Faleminderit për këtë dhuratë të bukur i dashur babi! Krenare që jam gjaku yt”, ka thënë ajo. /Prive.al