Ben po bën ‘përpjekje të madhe’ për ta rifituar Jenniferin

By

Një burim i afërt ka dhënë detaje të reja mbi dashurinë e mundshme të Ben Afflex dhe Jennifer Lopez.

Ish çifti ishte fejuar në fillim të viteve 2000 dhe u ndanë në fillim të vitit 2004. Kanë kaluar mbi 17 vjet që kur dy mega-yjet ishin së bashku, por tani që të dy janë beqarë, me sa duket po testojnë sërish ujërat.

Jen dhe Ben u panë prap bashkë në Miami këtë fundjavë.

Burimi siguroi disa të dhëna brenda asaj që Ben po bën për ta fituar sërish dashurinë e Jennifer.

“Ben ka bërë përpjekje me oraret e tyre për ta bërë afrimin e tyre të funksionojë. Ai me të vërtetë po përpiqet shumë”, tha burimi për E!News.

“J.Lo mendon se Ben është përmirësuar vërtetë dhe i pëlqen ky version i tij i ri. Është ngushëllues për të dhe ajo është e prekur. Ata janë pa komplekse së bashku dhe është e dukshme që Jen është vërtetë e lumtur me Ben”, shtoi ai.

48 vjeçari Ben dhe 51 vjeçarja Jennifer, të hënën u panë në një palestër të Miamit.

Artikuj të ngjashëm