Ben Affleck forcon spekulimet për ndarje nga Jennifer Lopez!

By

Ben Affleck po buzëqeshte sërish, teksa u ribashkua me ish-gruan e tij Jennifer Garner, për të dërguar vajzën e tyre Violet në kolegj gjatë fundjavës, por gruaja e tij aktuale Jennifer Lopez mungoi dukshëm për momentin e rëndësishëm familjar mes trazirave të tyre martesore.

Në fotografitë e siguruara nga DailyMail.com, aktori ishte i lumtur dhe i relaksuar teksa shijonte darkën me Garner, Violet dhe Fin, në qytetin e New Haven.

Rasti i lumtur erdhi mes thashethemeve se martesa e Benit me Lopezin është në telashe. Ai nuk kishte mbajtur unazën e martesës gjatë daljes.

Garner ishte i martuar me Affleck nga viti 2005 deri në 2018 dhe ka tre fëmijë me të – Violet, Fin dhe Samuel.

 

 

Artikuj të ngjashëm