Nëntori me surpriza: Geti indirekt jep përgjigjen e tij

By

Nuk ka shumë kohë prej kur publikoi projektin solo ‘Birthday’ por Getoar Selimi nuk e ka ndërmend të ndalet.

Mbrëmjen e sotme, lideri i Babastars ka paralajmëruar këngën e tij të re e cila do jetë në bashkëpunim.

Dueti i shumëpërfolur me Skivin, më në fund do të publikohet!

Kënga pritet të mbajë emrin  ‘Bisha me dy koka’ dhe nëse çdo gjë ec siç duhet, do publikohet me rastin e festës së 28 Nëntorit.

Kujtojmë se ky bashkëpunim vjen pak ditë pas ‘krizës’ së shkurtër në Babastars kur u duk se grupi po përçahej por megjithatë, gjërat u tejkaluan edhe për një tjetër herë dhe ky duet mbase vetëm se do fuqizojë lidhjen mes Getit dhe atyre që u konsideruan si të ‘harruar’ e ku bënte pjesë edhe Skivi. /Prive.al/

Coming soon …

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

Artikuj të ngjashëm