U kthye midis kolegëve, dhe iu përvesh punës.
Pasi u sfidua nga një sëmundje e rëndë, e pati nevojë edhe për shumë ndihmë, Bekim Lumi, sërish po merret me dramë.
E kështu, shfaqjen që e sjell premierë, e ka me dedikim.
“Përkushtimi im ka të bëjë me artistët që më kanë mbështetur, miqtë dhe të tjerë të njohur dhe të panjohur studentët dhe të gjithë ata që kanë besuar”, ka thënë Lumi, njofton Klan Kosova.
Kronikë nga Rejhane Selimi.