Ka tash e një kohë që Beatrix Ramosaj po merr vëmendjen me çdo gjë tjetër pos muzikës.
Këngëtarja ka pauzuar për një periudhë mjaft të gjatë në tentim për të gjetur projektin e duhur dhe mbase edhe kohën.
E gjetur në një varg zhvillimesh, përfshirë edhe pjesëmarrjen në ‘Your Face Sounds Familiar’, Trixa duket që tek tani është liruar mjaftueshëm sa për t’iu fokusuar muzikës e për të dhënë lajmin e madh për fansat e saj.
AJO MË NË FUND PO RIKTHEHET!
Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja ka bërë të ditur se të enjten me datë 22 do të publikojë projektin e ri të titulluar ‘Pa ndjenjë’.
Ky krijim muzikor mban vulën e Tull Productions teksa për vizuelizimin është përkujdesur Max.
‘Pa ndjenjë’ me videoklip do jetë gati në ora 18:00 në kanalin zyrtar të AVD Digital në Youtube. Shumë suksese Trixës për rikthimin! /Prive.al/