Ish presidenti i Kosovës dhe njeriu që në skenën politike ka mbajtur disa poste zyrtare, ka nisur mbrëmë festën e ditëlindjes së tij të 67-të.
Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe drejtuesi i partisë AKR, po ashtu një biznesmen i suksesshëm dhe njeriu më i pasur në Kosovë ka shënuar pas mesnatës përvjetorin e tij të lindjes.
Në një imazh duke prerë tortën e ditëlindjes ai shfaqet i lumtur dhe i ekzaltuar, dhe duket që festa ka qenë një befasi për të nga miqtë e familjarët.
Ai ka mbushur 67-të vjet, por edhe ne duhet ta pranojmë që ai nuk jep aq vjet sa ka për shkak që është më energjik dhe ende ka shumë elan për punë dhe kjo shihet me vullnetin e tij për të qenë gjithnjë prezent në skenën politike.
Por edhe vet po thotë që po ndjehet shumë i ri!
“67 vjet sot, por po ndihem më i ri se kurrë. Faleminderit për urimet tuaja”, ka shkruar Pacolli. /Prive.al