Marini është një ndër emrat që po depërton me shpejtësi shumë të madhe në tregun muzikor shqiptar.
Nga kënga në këngë, ai po dëshmon se është këtu për të qëndruar gjatë.
Por përgjatë kësaj kohe, ndryshe nga trajektorja e shumë artistëve të tjerë, sa i përket personales nuk kemi dëgjuar asnjëherë nga Marini.
Në një nga intervistat e tij të rralla, ai në Prive shpalosi për 60 sekonda më shumë se çka ka thënë gjithë këto vite karrierë.
Në pyetjet provokuese të cilat janë pjesë e rubrikës, ai refuzoi të përgjigjej duke ndarë një informatë që nuk dihej më herët.
“Kam dy fëmijë vëlla” – u shpreh ai si përgjigje që të mos ‘provokohet’ më shumë në këtë pjesë.
Kjo informatë vjen tejet befasi meqenëse asnjëherë nuk është ditur se reperi 24 vjeçar nga Hasi i Shqipërisë është i martuar apo prind. /Prive.al