Ditëve të fundit, të gjithë i kemi pasur sytë kah Mozzik dhe Loredana.
Kjo për faktin se çifti kishte vendosur të ndahet dhe lajmi u bë i ditur nga reperja me famë në Gjermani e Zvicër dhe më tej.
Ajo njoftoi përmes Instagramit se ‘nga tani e tutje’ do të jetë një nënë beqare duke bërë kështu të ditur se i kishte dhënë fund martesës me Mozzik, me të cilin ka edhe vajzën Hanën.
Megjithatë, çifti po vazhdon me jetën dhe të dy njëkohësisht janë shumë aktiv në Instagram.
Së fundmi, një postim i Mozzikut na befasoi pak…
“Ndoshta nuk di asgjë … por e di që Zoti nuk ka IG por ai po më ndjek kudo”, ka shkruar ai poshtë një fotografie në të cilën shfaqet i zhveshur në pjesën e sipërme të trupit.
Deri tani, nuk dihen planet e Mozzikut derisa Loredana po vazhdon të mbajë koncerte pas suksesit me albumin e saj të parë./Prive.al