Prej kohësh, Don Xhoni po paralajmëron projektin e tij më të ri muzikor, atë që do të garojë fort për hitin e verës.
Ndryshe nga trendi i përgjithshëm i bashkëpunimeve të njëpasnjëshme, ai do vijë solo.
Por, në videoklip, s’do jetë vetëm.
Ai ka befasuar duke zbuluar modelen e klipit.
Hiç më pak se Megi Pojani!
Bukuroshja, që u kuptua së fundmi që është në një lidhje dashurie me futbollistin e kombëtares Endri Çekiçi, do të jetë përkrah reperit.
Kënga “Katile” vjen në mesnatën mes 7 dhe 8 korrikut. /Prive.al