Aktorja e famshme amerikane, Eva Longoria e ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Longoria e ka lindur një djalë të cilin e ka pagëzuar me emrin Santiago Enrique Baston, e ky është fëmija i parë i saji dhe i Jose Baston.
Djali është lindur të martën në një qendër mjekësore në Los Angeles ndërsa edhe imazhi i parë i tij është publikuar në mediat amerikane.
Fotografia e parë e vogëlushit dhe e Longorias që u bë nënë në moshën 43 vjeçare, është publikuar nga revista Hola në SHBA.
Eva dhe Pepe që u bënë prindër, janë martuar në Meksikë në Maj të vitit 2016-të, pesë muaj pasi e shpallën fejesën e tyre, ndërsa bashkë kanë që nga viti 2013-të.