Bebja Archie i ka ngjarë kokë e këmbë babait të tij Princ Harry

By

Po vazhdon turneu mbretëror i Princit Harry dhe Dukeshës Megan në Afrikën e Jugut.

Deri më tash patëm mundësinë të jemi pjesë e shumë momenteve të bukura, por momenti më i veçantë duket se ka ndodhur në ditën e tretë të turneut kur Duka dhe Dukesha e Sussex-it kanë prezantuar djalin e tyre Archie me Archbishop Desmond Tutu një figurë e rëndësishme në historinë e Afrikës së Jugut dhe mik i mirë i familjes mbretërore.

Image result for prince harry and meghan and archie royal tour

Vogëlushi Archie tashmë 5 muajsh, po shkëlqente në një këmishë të bardhë dhe një palë pantallona të gjera blu. Archie është më i vogli i familjes mbretërore që kryen një turne të tillë ambicioz jashtë shtetit.

Vlen të ceket se vogëlushi Archie nuk ishte parë që nga lindja e tij në maj të këtij viti. Harry dhe Meghan janë përpjekur ta mbajnë djalin e tyre, i cili ende nuk ka një titull mbretëror, larg vëmendjes së mediave, por ata dukeshin të emocionuar kur ia treguan djalin e tyre Desmond Tutu dhe familjes së tij në Afrikën e Jugut.

Image result for prince harry and meghan and archie royal tour

Fansat e familjes mbretërore patën mundësinë të shohin më nga afër më të voglin e familjes mbretërore pas shfaqjes së tij, atëherë kur ishte i porsalindur. Një gjë që nuk mund të injorohej është ngashmëria e  bebit me babin e tij Princ Harry. Ai është kokë e këmbë si Princi Harry kur ishte në moshën e tij.

Artikuj të ngjashëm