Bebe Rexha zbulon diçka intime, të 30-tat e zunë dashnore më të mirë

By

Bebe Rexha është nga ata yjet e Holliwood-it që nuk ja ka frikën moshës.

Në ndarjen e çmimeve të CFDA në New York, 29 vjeçarja shpjegoi pse ajo po e përqafon ditëlindjen e saj të 30-të me 30 gusht.

“Jam 30 vjeçare!” tha ajo kur e përmendën ditëlindjen e saj. “E dini, shumë shpesh gratë ndihen keq kur mbushin 30 vjet, po unë them ‘Shpirt, tani jam dashnore më e mirë se para 10 vitesh!’”

Pastaj ajo vazhdoi duke thënë me shaka “Do ju q* aq mirë sa s’do ta besoni, kështu që mos provoni!”

Bebe dha një mesazh për moshataret e saja “Gra, ndjehuni mirë për moshën tuaj. Jeni të mrekullueshme dhe perfekte kështu si jeni!”

Duke qeshur pastaj për komentin e saj eksplicit, ylli tha, “Menaxheri im do të më vrasë. Por ju e dini që ajo është e vërteta!” /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm