Bebe Rexha është lumturuar tej mase që kënga e saj më e re është mirëpritur nga fansat.
Në InstaStory këngëtarja shqiptare e ka postuar një fotografi të shkëputur nga videoklipi i këngës “I’m A Mess”, duke i falënderuar ndjekësit e saj për mbështetjen.
‘60 milionë shikime për një muaj. Faleminderit shumë shumë’, ka shkruar ajo, duke na treguar se edhe për artistët me famë botërore ka rëndësi numri i klikimeve në këtë kanal muzikor.