Bebe Rexha ka çrregullim bipolar – por diagnoza e saj nuk është një etiketë.
Këngëtarja kohët e fundit foli për jetën dhe gjendjen e saj të shëndetit mendor, i cili mund të shkaktojë periudha manie, depresion intensiv, ndryshime të gjumit dhe oreksit dhe më shumë, në një intervistë me revistën Self.
“Në fund të ditës, nuk është puna e askujt. Por, për mua, më pëlqen të jem shumë transparente me fansat e mi… dhe nuk do ta lejoj që të më etiketojnë. Është diçka që po kaloj, por kjo nuk jam unë, ” i tha ajo revistës.
Rexha gjithashtu diskutoi me sinqeritet marrjen e ilaçeve dhe shkuarjen në terapi, gjë që e ndihmon atë të menaxhojë simptomat e saj.
“Nuk e heq plotësisht trishtimin ose ankthin, por ndihem shumë më mirë,” tha ajo. “Më ka ndihmuar të jetoj një jetë më të ekuilibruar, më pak ulje-ngritje. Kur ilaçi im filloi të ketë efekt, nuk mund ta besoja se si jam ndjerë. Nuk mund të besoja se sa mirë mund të ndjeheshe. ”
Komentet e Rexha jo vetëm që de-stigmatizojnë çrregullimin bipolar, por ato theksojnë edhe faktin se një gjendje e shëndetit mendor nuk e përcakton një person dhe se është mirë të kërkosh ndihmë.