Bebe Rexha ka dhuruar 10 mijë dollarë për spitalin e Dibrës, njofton Klankosova.tv.
Përveç kësaj, këngëtarja me famë ndërkombëtare, u ka bërë thirrje ndjekësve të saj të ndihmojnë me të holla pasi siç thotë ajo, gjendja atje nuk është e mirë me furnizime.
“Për të gjithë shqiptarët e mi dhe dibranët ju lutem ndihmoni. Nuk ka mjaftueshëm furnizime. Ju lutem ndihmoni duke dhuruar. Çdo gjë ndihmon”, ka shkruar ajo në instastory.