Bebe Rexha dhe Dua Lipa pro abortit – kritikojnë politikanët amerikanë

By

Lëvizjet e fundit politike në Shtetet e Bashkuara për ndryshimet në ligjet e abortit, në drejtim të të bërit këtë proces si ilegal, ka nxitur edhe reagimet e këngëtareve shqiptare të famshme në botë.

Këngëtarja Dua Lipa, është shprehur pro abortit në profilin e saj në Instagram, duke thënë se burrat nuk mund të marrin vendime për trupat e grave.

“Nuk është trupi juaj. Nuk është zgjedhja juaj. S’ka nevojë për justifikime. Asnjë burrë nuk duhet të marrë një vendim aq fundamental për trupin e një gruaje. Si është e mundur që aborti ndalohet para përdorimit të armëve? Të drejtat tona duhet të dëgjohen. Unë solidarizohem me motrat e mia”, ka shkruar Lipa.

Ndërsa kauzës pro abort, i është bashkuar edhe Bebe Rexha, që e ka shprehur përkrahjen e saj përmes rrjeteve sociale.

“Derisa një bebe të dalë nga trupi i një burri, opinioni për abort s’duhet të dalë nga gojët tuaja”, ka shkruar Rexha, duke treguar se qëndron në linjën e atyre që janë pro abortit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm