Shumë dramë pati sonte në Përputhen.
Hyseni, ishi i Alvisës deklaroi se kanë qenë bashkë të rikthyer gjatë programit, deri kur Alvisa sipas tij e tradhtoi me Bashkimin.
Raporti është mohuar nga Alvisa që nënvizoi se Hyseni ka qenë i dhunshëm me të dhe i ja bërë presion me qëllimin e vetëm të largohet nga programi.
Alvisa deklaroi se nuk mund të vazhdojë tutje por Bora i tha se këtë do e diskutojnë në vijim kur do qetësohet.
E një mesazh përkrahës ka ardhur nga Bashkimi, djali me të cilin u njoh në program.
Ai në Instagram ka deklaruar se Alvisa nuk është vetëm. Mbetet të shihet nëse bukuroshja do vazhdojë programin.