Bashkëshorti i Shkurte Fejzës flet për haraqin

By

Bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza, Hajrush Behluli ka reaguar pas deklaratave të Gani Gecit se Ruzhdi Shaqiri, tashmë i ndjerë, i ka vënë haraç këngëtares me një vlerë prej 170 mijë euro.

Në një deklaratë për Magazina.al, Hajrushi e ka quajtur absurde dhe të pavërtet gjithë atë çka ka deklaruar Geci.

“Për hirë të së vërtetës dhe adhuruesve të Shkurtes. NUK ESHTE E VERTETE SE KEMI DHENE HARAQ Nuk e kemi dhënë as edhe një cent, sepse atë shtëpi e kemi blerë me shumë mund për disa dekada, duke e shitur edhe një pjesë të pasurisë dhe paret e fundit në atë shtëpi i kemi dhënë”, ka thënë Harjush Behluli.

Bashkëshorti i Shkurte Fejzës, thotë se kanë pas probleme por gjithçka është zgjidhur nga gjykata.

“Është e vërtetë që kemi pas probleme, presione dhe shantazhime nga ata njerëz por ky problem përmes avokatit ka përfunduar në momentin kur kemi filluar procesin gjyqësor”.

Ai e ka quajtur trillim edhe pohimin e Gecit se ata kanë paguar njerëz nga Drenica për t’u mbrojtur.

Artikuj të ngjashëm