Bashkë në SHBA: Vedat Ademi takon Bebe Rexhën dhe ja çfarë ndodhi!

By

Shqipëria po bën 105 vjet si shtet i pavarur dhe me 28 Nëntor ka arsye për të festuar e gëzuar.

Madje, festë ka edhe për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve etnikë dhe të gjithë ata u mblodhën në një vend të dielën.

Në një sallë në New York, artistët Mirush Kabashi, Gëzim Nika, këngëtarët Frederik Ndoci, Sinan Vllasaliu, Mira Konçi, Kastriot Tusha e Vedat Ademi, u mblodhën në një vend në një koncert madhështor.

Kenaqesi te jem pjese e ketij evenimenti shume te vecant dhe madheshtor me rastin e 105 vjetorit te Pavarsise se Shqiperise Ju mirepresim #godblessbigalbania ????????

A post shared by Vedat Ademi (@vedatademi) on

Ndërsa, publik kishin edhe një këngëtare të famshme në botë, me të cilën ndajnë origjinën e njëjtë.

Këngëtari Vedat Ademi që ishte pjesë e performancave të lartpërmendura, ka publikuar një fotografi me Bebe Rexhen në Instagram, duke bërë me dije se edhe ajo ishte prezente në koncert, jo me interpretim, por si audiencë.

Ademi e Rexha, kanë pozuar në një fotografi më të birin e Vedatit Jonin. /Prive.al

Us & Bebe Rexha ✌?

A post shared by Vedat Ademi (@vedatademi) on

 

Artikuj të ngjashëm