Dyshja e përfolur masivisht, Lumi dhe Kader ishin të pranishëm në eventin e “Maison de Parfum”.
Ish-çifti për Prive u deklaruan, duke treguar më në detaje se çfarë ka ndodhur.
Kader tha se nuk ndihet aspak keq që gjendet në të njëjtin vend me Lumin, duke bërë thirrje që të mos e besojnë instagramin.
“Në rregull është nuk është që me pengon, vendi është për krejt edhe për mua edhe për X persona. Unë thom që mos i besoni instagramin se është veç foto që i qesim më u dok sa ma mirë”.
Në anën tjetër, Lumi pohoi se ishte Kader ajo që ka kërkuar hapësirë.
“Jam t’u dok mirë dhe t’u ni mirë. Siç e keni dëgju edhe ju, nuk muj me dhanë deklaratë të sigurt, jeta është qysh është, qatë person e respektoj shumë. Jam t’u fokusu në punë pasi që ajo ka kërkuar hapësirë. Pasi që ma ka hek followin s’jemi pa më, nuk thashë që jemi nda”, tha Lumi.