Kultura rep në Kosovë zanafillën e saj e ka qysh në përfundimin e viteve 90-ta e fillimin e viteve 2000.
Qysh në atë periudhë u formuan atë botë grupet e para rap të cilat bënë një kthesë të madhe në muzikë.
Disa prej tyre tashmë janë tërhequr nga ky profesion e disa vazhdojnë që ende të jenë aktiv biles edhe ndër më të preferuarit e publikut.
Por pavarësisht ndarjeve në rrugët e tyre diçka që ka mbetur nga ajo periudhë mes reperave tanë është miqësia.
Të paktën kështu na lejon të themi kjo fotografi e publikuar nga Genc Prelvukaj e në të cilën shihen edhe reperat tjerë si Trakla (WNC) Fatmir Miftari (Don Pizhi), Danny Boy, Dardani (Errësira Jetës).
Për t’u marrë lakmi. /Prive.al/