Bardhyl Meta uron me fjalë emocionuese Adelina Thaçin: Ti më ktheve prej asaj bote

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Bardhyl Meta ka thurur fjalët më emocionuese të mundshme për bashkëshorten e tij, këngëtaren Adelina Thaci, me rastin e ditëlindjes së saj.

Në profilin e tij në Facebook, politikani që mposhti kancerin muaj më parë, i është tejet mirënjohës gruas për të cilën thotë se e mbajti gjallë.

“Sot e ka Ditëlindjen – nëna e Fionës dhe Melisës – Adelina Thaçi Meta – ajo, që ishte pranë meje në çdo sekondë, në luftën time me Kancerin – Ajo – që m’Riktheu prej “asaj bote” – tue m’recitue e këndue kangët e poezitë që dua ma së shumti – ndërkohë që unë kisha mbet vetëm një frymë. Zemër, fryma ime, e Fionës e Melisës – jetofsh sa malet e Kosovës, gjithherë Faqebardhë – ashtu si t’ka falë i Madh Zot”, ka shkruar Meta.

Politikani kosovar, kishte vuajtur për një periudhë nga kanceri dhe tani është rikthyer në Kosovë i shëruar. Ai ka kandiduar sërish për deputet, në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës në radhët e LDK-së. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm