Baby Gee tash e një kohë është pasivizuar pak nga skena muzikore. ‘It’s me’, publikuar me 31 Dhjetor të vitit të kaluar mbetet projekti i saj i fundit.
Përgjatë 2019-tës ajo nuk ka sjellë projekte të reja muzikore mirëpo duket se 2020-ta në të cilën hyjmë për pak ditë do jetë tjetër gjë, siç e paralajmëroi vetë Baby G përmes një postimi në Instagram.
Këngëtarja po planifikon të rikthehet me një projekt të ri në muajin Janar, i kanë thënë Prive.al burime të sigurta pranë artistes.
Kënga që do ta rikthejë Baby Gee do jetë në zhanrin rap duke shtuar në këtë formë kuriozitetin për rikthimin. /Prive.al