Babai i ndjerë i Sonit nderohet me çmimin ”Personaliteti i vitit 2015”

By

Dy javë më parë, Soni Malaj u trondit nga humbja e parakohshme e babait të saj që u nda nga jeta në mënyrë të papritur.

Megjithatë, janë veprat e një njeriu ato që jetojnë përjetësisht.

Në një ceremoni të organizuar mbrëmë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, babi i Sonit u vlerësua post-mortum me çmimin ”Personaliteti i vitit 2015″‘, që i ndahet 10 personaliteteve që në një formë ose tjetrën kanë kontribuar për të mirën e komunitetit.

Me motivacionin “Për organizimin e aktiviteteve multifunksionale që promovonin turizmin në Tiranë”, Sadik Malaj u nderua pas ndarjes nga jeta teksa Soni që pranoi çmimin u shpreh mjaft e emocionuar por edhe krenare me të bëmat e babait.

”Pafund e lumtur,e nderuar dhe e emocionuar,qe emri i babait tim dhe puna e tij e palodhshme ne fushen e turizmit shqipetar,lartesohen.Do kisha dashur te ishte me ne dhe te gezonim familjarisht kete cmim,por jeta u tregua shume e ashper me te dhe ai nuk jeton me.Por puna dhe endrra e tij,do vazhdojne te realizohen.Te dua shume babi. Mbreti im” – është shprehur këngëtarja nëpërmjet një postimi në Instagram.

Ndryshe, Soni pas shkëputjes nga një puntatë e programit ”Në një javë” shkaku i këtij zhvillimi në jetën private, të Shtunën i është rikthyer kësaj aventure që po i ec mjaft mirë marrë shkas nga fakti se është ranguar si më e pëlqyera deri më tani nga publiku. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm