Babai i Bebe Rexhës kapet në kamerë teksa ai e ‘qorton’ atë

By

Raporti paksa i tensionuar i Bebe Rexhës me babain e saj nuk është asgjë e re.

Vetë këngëtarja shpeshherë ka ndarë me ndjekësit e saj kritikat e tij, sa i përket paraqitjeve të saj në videoklipe. Ai nuk pajtohet që vajza e tij të jetë kaq ‘seksi’.

Gjithsesi, teksa ajo ditën e djeshme po prezantonte grimin që kishte bërë në shtëpi, në një moment kapet babai i saj teksa ‘i jep mend asaj’.

“Ju mund jesh seksi dhe gjithçka, por të kesh klas dhe të tregohesh e zgjuar… dhe gjithçka që dëshiron të bësh, bisedo më nënën tënde. Nëna jote është shumë …”, babai i saj mund të dëgjohej duke thënë para se Bebe ta ndërpriste videon. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm