Më bëj baba të të ngjaj, është saktësisht shprehja që i shkon më së shumti këtij rasti të shoubizit shqiptar.
Bëhet fjalë për Ledion Liçon dhe të birin e tij London Noor, i cili “i ka këputur kokën të atit”.
E meqë gjenet nuk janë shaka, ai duket si një Ledion në miniaturë, një “copy paste” e tija.
Kjo bëhet edhe më evidente kur ata vishen njësoj. Baba e bir janë veshur me atlete të markës Vans, dhe duken krejtësisht njësoj përvec se njërit i rrinë më bukur!
Këtu sigurisht garën e fiton vogëlushi London! /Prive.al