Pak ditë më parë, familja Hoxha u zgjerua.
Ansi u bë vëlla i madh kurse Andrra dhe Sinani, prindër për herë të dytë me ardhjen në jetë të Ayan.
I vogli i familjes mori emrin nga vëllai i tij që siç tregoi këngëtari i mirënjohur, nuk kishte pasur kompromis në këtë pjesë.
Pas lindjes dhe qëndrimit për disa ditë në spital, Andrra dhe Ayan janë kthyer në shtëpi.
Nuk ka munguar organizimi me dekor për pritjen e bukur nga e cila ka ardhur edhe një fotografi, e para e plotë e katër anëtarëve të këtij portreti familjar shumë të bukur.
Urime! /Prive.al