Avokatët e Sean Diddy Combs kanë paraqitur një kërkesë të katërt për lirimin me kusht, duke kërkuar që reperi të dalë përpara gjyqit të tij.
Në kërkesën e dorëzuar më 8 nëntor, ekipi juridik i të akuzuarit P Diddy tregon prova të reja që i konsiderojnë të mjaftueshme për lirinë e përkohshme të tij, shkruan People.
“Videoja nuk është dëshmi e një akti seksual të detyruar, por është një përfaqësim i një marrëdhënieje komplekse, por dhjetëvjeçare, vullnetare mes Combs dhe viktimës”, thanë avokatët e tij.
Sipas prokurorisë, Diddy sulmoi Cassie Venturën në një hotel në Los Angeles në vitin 2016. Ndërsa ajo po përpiqej të futej në ashensor, ai e kapi nga koka dhe e goditi në dysheme.
Videoja, e cila tregon P Diddy duke sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij, Cassie Ventura, është filmuar në Los Angeles tetë vjet më parë.