Këngëtarja shqiptare, Amanda Koci, e njohur me emrin artistik Ava Max, është duke u hedhur në aksion me videoklipin e saj të ri muzikor “Torn”!
Ky klip i drejtuar nga regjisori i Britney Spears dhe Taylor Sëift, Joseph Kahn, është bërë në bashkëpunim me Fiat dhe u xhirua rreth katër ditë në lokacionet e Milanos.
“Xhirimi i videoklipit “Torn” ishte ëndërr e kthyer në realitet. Më duhej të udhëtoja si një superheroinë që të konfrontohem me bashkëshortin tim tradhtar. Dua që të gjithë gratë e botës të kuptojnë se ato e kanë fuqinë!”, u shpreh Ava rreth videoklipit.