Aurela Gaçe thumbon ‘The Voice’: Krijohen ëndrra fals (VIDEO)

By

Ishte njëra ndër anëtaret më të mira të jurisë që ka pasur “The Voice of Albania” që nga ekzistenca.

Por ajo papritmas mori venidmin që të largohet nga paneli gjykues, duke vazhduar atë që ka bërë gjithmonë, vetëm muzikën e saj.

Këngëtarja Aurela Gaçe, në një intervistë dhënë për Prive muaj më parë, pati thënë se u largua nga aty ngase mendonte se formati krijon ëndrra të rreme për ata që marrin pjesë aty, dhe mesa duket, këtë këngëtarja nuk ka mundur ta durojë.

“Krijohet një ëndërr fallco për të rinjtë, sepse nuk u ofrohet asgjë. Edhe në botë ka qenë The Voice, por të paktën atje ka shtëpi të mëdha diskografike dhe dikush i sheh ata.

Duke e ditur se mbasi ata të mbaronin The Voice, nuk do mund të dilnin në sipërfaqe dhe kur e shihja sa seriozisht e merrnin, këtë se duroja. Nuk ndodh çudia, unë e dija se nuk ndodh çudia dhe ata prisnin shumë”, kishte deklaruar Aurela. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm