Të gjithë e njohim për guximin dhe dellin e saj për ti sjellur gjërat fuqishëm para fansave të saj.
Skena është gjithmonë aq e vogël kur ajo shfaqët e shpërthen me gjithë vrullin e impenjimin e saj artistik.
Sot këngëtarja është ndier aq nostalgjike duke kujtuar këngën e saj “Tranzit” videoklipin e së cilës shprehet ta ketë gjiruar vetëm 2 ditë para se të sillte në jetë vajzën e saj.
Ndryshe, Aurela rikujton që tekstin e këngës e ka shkruajtur miku i saj Dr.Flori të cilin nuk heziton asnjë moment ta permendë e ta sjellë kujtimin e tij përpara fansave që aq shumë e deshën.
“Vetem 2 dite perpara se te mbaja ne duar vajzen. Kembengula ta xhiroja keshtu , paska gjendjes jo te mire ….. Eh. Muzika me ka shpetuar shpirtin sepse do kisha plasur nese nuk do ti thosha ato qe ndjeja. Secili flet me menyren e vete.
Ky tekst u shkrua nga miku im gjenial Dr.Flori. Une shprehesha, ai e kthente ne poezi. E dua ballit i thosha. Te drejtperdrejte”. Shprehet Aurela në llogarinë e saj në instagram deri sa publikon edhe pjesë të këngës.//PRIVE.AL/
https://www.youtube.com/watch?v=PCf3l_brY3c