Ish Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, e ka fituar simpatinë e popullit me paraqitjet e saja dhe po ashtu, ka treguar shumë vendosmëri dhe qëndrim si Presidentja e Parë Grua e Shqiptarëve.
Jahjaga e cila u zëvendësua nga Hashim Thaçi tash e një kohë, aktivitetin e saj e ka fokusuar në luftën për të drejtat e njeriut ndërsa fushata kryesore edhe e mandatit të saj, ishte riaktualizimi i çështjes së viktimave të dhunës seksuale në Kosovë.
Dhe Jahjaga tërë aktivitetin e saj e shpalosë në rrjete sociale, megjithatë aty këtu ndonjë gabim lëshon.
Si ky i sotmi, kur kishte bërë gati një përshkrim për një ngjarje ku ishte pjesëmarrëse, ajo e kopjoi tekstin të gatshëm duke harruar t’i hiqte një pjesë që nuk përkonte me postimin e saj.
“Description për nesër”, figuronte në postimin e Jahjagës, një lëshim që sigurisht duhet ta ketë bërë stafi që menaxhon me profilin e saj në Facebook. /Prive.al