Formimin e ushtrisë Adelina Ismajli e kishte parashikuar edhe pa shpërthyer lufta dhe atë bashkë me liderin politik të shqiptarëve.
Por, një ushtri lindi në ndërkohë nga disa djem e vajza që u organizuan nëpër oda pa e pasur një komandant.
E pas këtyre këngëve që i shkruan dhe kënduan vetë çlirimtarëve iu bashkuan edhe dhjetëra, mijëra shqiptarë të tjerë gjithandej Kosovës së pushtuar, njofton Klan Kosova.
Pas Adelina Ismajlit, këngë të shumta u kënduan për ta mbajtur gjallë moralin e shqiptarëve për liri e pavarësi.
Madje, ato i përcollën edhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Këtyre ushtarëve u thurnin lavde nëpër marshe e tubime.
Arif Vladi, Leonora Jakupi, Manjolla Nallbani, Ledina Celo e Kastriot Tusha ishin ata që nga shteti shqiptar ikëndonin UÇK-së.
Por edhe pas luftës së vitit 1999 janë shumë këngë që u janë kushtuar luftëtarëve të lirisë.
Ndërsa, një ushtri pasardhëse e UÇK-së tani ka melodinë e vetë, e cila të premten morri kompetenca të Ushtrisë së Kosovës.
Kronikë nga Klan Kosova, me rastin etransformimit së Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.