Asnjëherë nuk keni qenë më afër të pasurit vetulla dhe qerpikë perfekt

By

Çdo grua ëndërron për qerpikë të gjatë e të bukur, dhe kjo ëndërr nuk ka qenë asnjëherë më prekshme se tani – është Rinesa Lashes ajo që përjetëson çdo fantazi tuajën.

View this post on Instagram

Couldn't choose, sorry 🤷🏻‍♀️

A post shared by Rinesa Bytyqi (@rinesalashes) on

Ndonëse se trendet e bukurisë kanë ndërruar në dekada, qerpikët e gjatë gjithnjë kanë mbetur një standard i paluhatshëm i bukurisë. Shumë ekspertë të shëndetit dhe psikologë shpjegojnë se qerpikët e gjatë, qoftë te burrat apo gratë, krijojnë një kontrast midis syrit dhe qepallës, duke ju bërë kështu tejet atraktiv – nuk mund të luftojmë shkencën a po jo?

Jo të gjithë mund të kenë fatin ‘gjenetik’ të kenë këtë tipar fizik, por kanë fatin të kenë shërbimet e Rinesa Lashes në dispozicion.

Studio e Rinesa Lashes ofron mbjelljen e qerpikëve e cila bëhet pa dhimbje e që është më e rëndësishmja, procesi bëhet në mënyrë shumë të sigurt pa dëme anësore në planin afatgjatë.

Tani në kohë pushimesh, në plazh ose pishinë dëshironi të përqafoni pamjen tuaj krejt natyrale pa pikë grimi, qerpiktë do të jenë shpëtimi juaj. Kjo sepse Rinesa Lashes ofron qerpikë që janë rezistent ndaj ujit.

Për me tepër studio ofron disa opsione për ju që më së miri i përshtaten karakterit dhe fizikut tuaj. Nga qerpikë në pamje shumë natyral deri tek qerpikë më voluminoz për gratë që duan pak ‘dramë’ në pamjen e tyre.

Mbjellja nuk është opsioni juaj i vetëm! Studio ka dhe një tjetër shërbim që qerpikët tuaj natyral të arrijnë potencialin e tyre. Bëhet fjalë për procedurën ‘Lamination Lash’ e cila ndryshe njihet edhe si VitaminLash Botox pasi përdor silikon për të ngritur qerpiktë dhe për t’i veshur ato me vitamina. Rezultati është qerpikë më të trashë dhe të rritur në deri në 50%.

E njëjta procedurë mund të aplikohen edhe në vetullat tuaja, dhe për një periudhë të shkurtër kohore mund të vëreni ndryshimin e vetullave tuaja natyrale.

Nëse keni adhuruar Kidën, Arta Nitajn, Fifin, Melindën për qerpiktë e tyre perfekt, në fakt keni adhuruar punën e kësaj studio. Shumë të famshme të industrisë tonë muzikore janë kliente të përbetuara të Rinesa Lashes.

Rinesa Lashes ka një qasje tejet bashkëkohore edhe në kampanjat e saj duke përqafuar diversitetin njerëzor dhe duke shfaqur bukurinë femërore.

Hiqni mënjanë maskarat që mund të dëmtojnë qerpiktë dhe kornenë e syrit tuaj dhe lëreni Rinesa Lashes të bëjë punën që di të bëjë më së miri – Të ju bëj të ndjeheni perfekte! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm