18 dhjetori ishte menduar, nata e finales së spektaklit të vallëzimit ‘Dance With Me Albania’, mirëpo për shkak të ngjarjeve politike në Shqipëri, emisioni ‘Opinion’ mori fashën kohore të programit të Alketës.
Por, për shkak të të ftuarëve e gjithçka ishte përgatitur atë natë, produksioni vendosi të regjistrohet finalja.
Surpriza e madhe veçse u prish ditë më parë, kur ish-konkurentja Linda Rei zbuloi kampionët e edicionit të katërt.
Xhensila Pere dhe Trim Jetullahu u shpallën më të mirët e këtij viti, teksa i ftuar special ishte edhe kryebashkiaku, Erion Veliaj./Prive.al