Me pamjen e saj prej një vajze super seksi, ajo ka marrë shumë vëmendje.
Kjo pasi këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj, vendosi t’i lë pak ose më mirë thënë aspak imagjinatës, duke nxjerrë të gjitha hiret e saj sheshit, me një veshje që zbulonte shumë.
Këngëtarja ka postuar në ‘Instastory’ video ku shfaqet gati për festivalin e famshëm ‘Coachella’ në Los Angeles. Veshja e Anxhelinës është tërësisht ngjyrë floriri dhe në kokë nuk ka munguar detaji i xixave zbukuruese.
Këngëtarja ka shfaqur asetet, duke zbuluar pjesët më të bukura të trupit të saj. /Prive.al