‘As unë’, personazhi i njohur i bashkohet Armendit për fëmijët

By

Artisti Armend Rexhepagiq shkaktoi një polemikë të fortë në rrjet gjatë javës.

Kjo, marrë shkas nga një deklaratë e tij e dhënë në një intervistë me gazetarin Shpend Lipa ku u shpreh se kurrë nuk ka dashur që të ketë fëmijë.

Deklarata mori dhenë dhe u komentua gjerësisht.

Armendi edhe një herë dëshmoi se di të ‘trazojë’ publikun me tema tabu.

Por, është e sigurt që nuk e ndan vetëm ai këtë mendim.

Të njëjtën gjë e ka thënë aktivisti Rron Gjinovci.

Ai e ka shpërndarë intervistën e Rexhepagiq duke shtuar mbishkrimin: ‘As unë’.

Ndryshe, për temën në fjalë, një diskutim u bë edhe në programin Kosova Today të Klan Kosova.

Aty foli mikja e Armendit dhe Aidës, dizejnatorja Xheraldina Rexhepi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm