Këngëtaret shqiptare që nuk kanë intervenuar në ndonjë pjesë të trupit apo fytyrës duke zgjedhur të jenë plotësisht natyrale, tashmë mund të themi lirisht se numërohen në gishta.
E nga ky grup, tashmë pa dilema mund të largohet edhe këngëtarja Rovena Stefa.
Ajo ka postuar së fundmi fotografi nga klinika e doktorit të VIP-ave, Skerdi Faria ku shprehet: ‘Me dokin Skerdi Faria pas botoksit. Të dy si smurfa’.
Tutje, Rovena e ka falemnderuar Skerdin duke i thënë që efektin ka filluar ta ndjejë që sot.
Nuk dihet realisht se ku ka intervenuar Rovena meqenëse në fotografinë e ndarë duket normale dhe me grim.
Pjesa e intervenuar mbetet të kuptohet me kohën, kur efektet s’do t’i ndjejë vetëm Rovi por do t’i shohim edhe ne si publik. /prive.al/