Në shtëpinë muzikore Redbox debutoi në muzikë për të shënuar më pas një varg hitesh solo e në bashkëpunim.
Por, këtij bashkëpunimi të Skerdit i ka ardhur fundi.
Artisti përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur se nga sot nuk është më pjesë e kësaj familje muzikore.
Skerdi i ka cituar ‘arsyet personale’ si shkas për largimin teksa pas këtij postimi, ai ka hequr edhe postimet paraprake në profilin e tij në Instagram, me gjasë gati për një kapitull të ri.
S’na mbetet gjë tjetër pos t’i urojmë suksese të reja. /Prive.al