Kjo periudhë e pandemisë me karantinën në muajt e parë ka qenë e “frytshme” për shoubizin shqiptar.
Fytyra të shumta publike po zgjerojnë familjen e të tjerë po bëhen prindër për herë të parë.
Por cilët janë artistët që i kanë dedikuar këngë fëmijëve të tyre?
Anabel ka realizuar një renditje të cilën ua sjellim më poshtë për të rikujtuar disa prej këngëve ikonike të të famshmëve shqiptarë dedikuar fëmijëve të tyre.
1. Ardit Gjebrea – Jon (1991)
“Jon” fitoi çmimin e parë në festivalin e 30 të këngës në RTSH me muzikë të Ardit Gjebreas dhe tekst të Zhuliana Jorganxhi. Kënga me tekstin rrënqethës flet për ardhjen në jetë të djalit të tij, si një shpresë gjatë kohërave të trazuara të Shqipërisë, në vitet ’90.
2. Jonida Maliqi – Thesar pa emër (2011)
Kënga e Jonidës ishte pjesë e “Këngës Magjike”, në kohën kur këngëtarja ishte shtatzënë.
3. Vedat Ademi – Vetëm ti (2013)
Kënga është një dedikim në 1-vjetorin e lindjes së djalit të tij.
4. Noizy – Noku Vogël (2013)
Në vitin 2013, reperi Noizy publikoi këngën “Noku Vogël” dedikuar vajzës së tij, Leandrës. Ajo nuk është shpeshherë e pranishme në rrjetet sociale të reperit, prandaj gjatë kohës së publikimit kënga u prit me kureshtje nga të gjithë.
5. Alban Skënderaj & Miriam Cani – Dhurata (2017)
Në vitin 2017, u publikua kënga me tekst dhe muzikë të Alban Skënderajt, një dedikim për vajzën e tij, Ameli. Miriam dhe Albani janë aktualisht prindër të dy fëmijëve, Amelisë dhe Duamit, i cili erdhi në jetë në janar të këtij viti.
6. Anna & Ardit Gjebrea – Për ty (2017)
Në një nga netët e Këngës Magjike, Ardit Gjebrea ftoi në një duet, vajzën e tij, Anën, në një këngë kushtuar marrëdhënies babë e bijë. Teksti i këngës është shkruar nga Olti Curri, me muzikë të Ardit Gjebreas.
7. Ledri Vula – Si baba (2020)
Pak kohë më parë, Ledi publikoi këngën “Si baba”, dedikuar vajzës që pret me Sara Hoxhën.
8. Mozzik – Hana (2020)
Pak muaj më parë Mozzik publikoi këngën “Hana”, që mban emrin e vajzës së tij, nga marrëdhënia me Loredanën. anabel