Një grup i përfaqësuesve të aktorëve të Prishtinës, kanë mbajtur një konferencë për media para Komunës së Prishtinës, ku kanë kërkuar themelimin e trupës rezidente në Teatrin Dodona.
Ata paralajmëruan edhe protesta nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.
Përfaqësues i këtij grupi, Leonit Maloku, theksoi se iniciativa për themelimin e trupës rezidente është marrë qysh para dy vjetëve, por që ende nuk është realizuar.
Ai tha se i është shtruar kërkesë edhe Ministrisë së Financave që të shtohet numri i aktorëve në Teatrin Dodona, por kërkesa e tyre ka hasur në vesh të shurdhër.
Si artistë të pa punë, ata kanë kërkuar përkrahje edhe nga kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti për iniciativën e tyre, por që Maloku thotë se edhe nga ana e kryetarit është neglizhuar.