Stephen Sondheim, kantautori që riformësoi teatrin muzikor amerikan në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të me tekstet e tij, meloditë e veçanta dhe gatishmërinë për të trajtuar tema të pazakonta, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.
Sondheim është konsideruar si një nga figurat më të rëndësishme në teatrin muzikor të shekullit të 20-të dhe u vlerësua për muzikën dhe temat që shkonin përtej subjekteve tradicionale të zhanrit.
Sondheim ndikoi te disa breza të kantautorëve të teatrit, veçanërisht me muzikalë të tillë historikë “Company,” “Follies” and “Sweeney Todd”. Balada e tij më e famshme, “Send in the Clowns”, është regjistruar qindra herë, përfshirë nga Frank Sinatra dhe Judy Collins.
Gjashtë nga muzikalët e Sondheim kanë fituar çmimet Tony, mori një çmim Pulitzer (“Sunday in the Park” një çmim Oscar (për këngën “Sooner or Later”) pesë çmime Olivier dhe Medaljen Presidenciale të Nderit. Në vitin 2008, mori një çmim Tony për kontributin e dhënë gjatë gjithë karrierës.