Ditët e verës po përfundojnë dhe Shtatori është në prag.
Sidoqoftë, kjo nuk nënkupton se bukuroshja nga Peja, Arta Nitaj i është rikthyer përditshmërisë.
Aktorja e serialit ‘O sa mirë’ ka marrë rrugë së fundmi drejt Turqisë ku po pushon në një prej resorteve luksoze, natyrisht jo vetëm!
Por tashmë kur dihet se është në një lidhje të dashurisë me Brunon, këngëtarin e familjes artistike ‘Threedots’, pyetja që lind natyrshëm është – a po i kalon çifti pushimet e para së bashku?!
Në fakt, duket se as statusi i ri në një lidhje serioze nuk ka ndryshuar shumë rrjedhat për Brunon.
Teksa ai vazhdon me turin e koncerteve dhe punët e tjera në karrierë, Arta rrugë drejt Turqisë ka marrë me një mikeshë të saj, siç edhe shihet në postimin e fundit të bukuroshes.
Ndryshe, roli i Xhesikës në ‘O sa mirë’ mbetet akoma i paqartë për sezonin e ri. Prive nga burime të sigurta në Korrik mori vesh se në fakt çdo gjë kishte përfunduar me mbylljen e sezonit por së fundmi janë dhënë sinjale që Artën do e shohim sërish në serialin më të ndjekur kosovar. Kjo mbetet të qartësohet plotësisht në Shtator… /Prive.al/