Arta Bajrami kritikoi Rita Orën? Këngëtarja sqaron gjithë deklaratën e saj

By

Së fundmi, Arta Bajrami u gjend në tituj të portaleve rozë që shtrembëruan deklaratën e saj, sa i përket klikimeve të Rita Orës.

Ajo mori shembull suksesin e saj në renditjen në platformën Spotify në raport me klikimet që kishte marrë në këngën e re “Bang”.

“E para në Mbretërinë e Bashkuar, e pesta në botë dhe larg milionit të parë në Youtube”, shkruan ajo, për të ironizuar me artistë tjetrë vendorë që arrijnë miliona klikime në pak kohë.

“Po më dhimbet Rita Ora që e murr veten në qafë me famë botërore. Për mi bo 1 milion klikime për 24 orë, duhet me ardh me bo karrierë në Kosovë/Shqipëri oj motër”, shkruan ajo në një tjetër postim.

Gjithë deklaratën e saj, ajo e sqaroi me një postim në llogarinë e saj në Instagram ku shkruan:

“Më rastisi të shikoj këngën e re të Rita Orës dhe ajo që më ra në sy ishte se për 24 orë kishte marrë rreth 300 000 klikime në YouTube. Pastaj lexova se po e njejta këngë kishte përfunduar në vendin e parë në toplistat në UK si dhe EP-Bang (mini albumi ku ndodhet kjo këngë) poashtu ishte renditur në vend të parë në UK si dhe në vendin e pestë në nivel global. Dhe pyetja që i bëra vetës ishte: si është e mundur një gjë e tillë kur disa artistë shqiptarë mbledhin me lehtësi 1 milion klikime për 24 orë?”

“Çfarë të bëj unë tani? Tu spjegoj njrëzve se çfarë është SARKAZMA? Po të dëshiroja tu jap shkollë njerëzve, do isha bërë mësuese e jo këngetare. Kaq nga unë për këtë temë dhe siç thotë populli “kush është bektesh e merr vesh”. Sepse në këtë vend, në këtë shoqëri, në këtë mentalitet, mëkati më i madh është të thuash të vërteten, ose të zbulosh gënjeshtrën”.

Në fund ajo shkruan se çka me të vërtetë mendon për Ritën.

“Rita për mua, si për shumicën e muzikëdashësve në botë, është një yll që ndriçon fort gjith globin tonë, duke na bërë sidomos neve shqiptarëve një nderë te madh në botë”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm