Këngëtarja Arta Bajrami ishte mbrëmë protagoniste në emisionin Prive për të folur mbi projektin ‘Asaj’ me MC Kreshën i cili e riktheu në diskografi pas një periudhe të pauzës.
Por, kjo këngë e cila pa mbushur 24 orë të plota po pëlqehet shumë nuk ishte tema e vetme e intervistës.
Për Maki Bajramin, Arta shpalosi edhe të rejat nga jeta private si nënë e Viktorias 6 vjeçare, djalit Ideal Moris dhe një foshnje tjetër që pritet të vij në jetë së shpejti. E lexuat mirë, Arta është sërish shtatzënë!
Këngëtarja në Prive bëri të ditur që është në muajin e tretë të shtatzënisë në një zhvillim i cili nuk është se ka qenë aq i planifikuar.
Por a do donte Bajrami djalë apo vajzë?! Detajet ua sjell videoja e mëposhtme.