Këtë vit, Art Abazi publikoi këngën ‘Pa gjumë’ për Shën Valentin dhe asnjë projekt tjetër.
Por, për të gjithë adhuruesit e muzikës që Arti krijon, kemi lajme të mira!
Pritjes po i vjen fundi! Prive zbulon se në shtator këngëtari do të rikthehet me një këngë të re.
Tekstin e këngës e ka shkruar i madhi Timo Flloko, teksa kompozimi i është besuar Gent Myftarait.
Detaje të tjera nuk janë zbuluar akoma, kështu që presim publikimin e këngës nga Arti!